Pal Lekaj

Pal Lekaj po tenton ta japë jashtëligjshëm tenderin milionësh

Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj i AAK-së po tenton ta japë jashtëligjshëm tenderin 2.2 milionë euro.

Dy lote (pjesë) të tenderit “Sinjalizimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në rrugët rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës” është vërtetuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) se janë dhënë jashtëligjshëm. Një gjë të tillë OShp-ja, që njihet si “Gjykatë e tenderëve”, e ka evidentuar që më shumë se 3 javë, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrisë së Infrastrukturës ky institucion i ka rekomanduar që të rivlerësojë ofertat. Por kjo ministri nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Të premten OShP-ja e ka lëshuar një urdhëresë. Urdhëresa e detyron Ministrinë që të zbatojë vendimin paraprak.

I gjithë tenderi 2.2-milionësh, sipas OShP-së, është realizuar kundërligjshëm./koha.net/