Pal Lekaj paralajmëron dy investime të mëdha në Brezovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë përgatitur dy investime për Brezovicën.

‘Nënshkrova kontratat për rehabilitimin e segmentit të parë të rrugës rajonale Gërlicë e Epërme-Shtërpcë. Sezoni ndërtimor do të startojë me shumë punë në të gjitha anët e Kosovës”, ka shkruar Lekaj, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Brezovica është një destinacion turistik mjaft i popullarizuar në Kosovë por tash e disa vite nuk ka pasur investime afatgjate nga ana e Qeverisë. /Ballkani.info

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Brezovica është një pikë turistike mjaft e frekuentuar prandaj edhe ka nevojë për investime infrastrukturore.

Dy të tilla janë gati për të filluar!

Nënshkrova kontratat për rehabilitimin segmentit të parë të rrugës rajonale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë (R115) dhe ajo për tek qendra e skijimit të Brezovicës (R210).

Sezoni ndërtimor do të startojë me shumë punë në të gjitha anët e Kosovës.

Na priftë e mbara!