Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, pretendon se në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia e tyre do të jetë befasuese në rezultat.

Lekaj  në një prononcim të dhënë portalit Ballkani.info, ka thënë se AAK do të dalë bindshëm më mirë në këto zgjedhje, gjersa tregon edhe për listën e tyre.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar ngritje kohëve të fundit, kemi mbështetje të madhe në çdo komunë të Kosovës. Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalim bindshëm më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara. Ramush Haradinaj do të jetë Presidenti më i mirë i gjitha kohërave, pastaj në listën tonë kemi kandidatë të rinj të cilët janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm t’i shërbejnë vendit, kemi kandidatë të cilët i kanë shërbyer Kosovës në luftë e në paqe, kemi njerëz të pa korruptuar, ish-ministra të zotë që janë dëshmuar në punën e tyre. AAK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, prandaj unë tashmë edhe kam vendosur që nga motoja “më vie keq”, të dalë në moton tonë “a jemi, a sjemi’”, ka thënë Lekaj./Ballkani.info.