Pal Lekaj në Kuvend: Nuk e votojmë Qeverinë as Presidentin, VV është rebeluar nga numrat

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për media para se të hyjë në Kuvendin e Kosovës ku pritet të betohen deputetët e legjislaturës së tetë, ndërsa pasdite pritet të votohet Qeveria ‘Kurti 2’.

Ai ka thënë se AAK-ja nuk do të votojë për formimin e Qeverisë, por as nuk do t’i sigurojë vota Vjosa Osmanit për Presidente.

“Ne nuk do të votojmë për Qeverinë e re, pasi që po shihet që numrat po e rebelojnë Vetëvendosjen. AAK-ja gjithashtu nuk do të sigurojë vota as për Vjosa Osmanin për Presidente”, ka thënë Lekaj.