"Arbën Xhaferi"

Pal Lekaj kritikohet për mos-mbajtjen e premtimit lidhur me ndërtimin e autostradës

Në vitin 2018 nuk do të përfundojnë punimet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte premtuar vazhdimisht që punimet në këte autostradë do të përfundojnë në vitin 2018.

Por, ky premtim nuk do të realizohet pasi që punimet nuk do të përfundojnë gjatë këtij viti. Madje nuk dihet nëse do t’i kërkohet dëmshpërblim kompanisë, Bachtel Enka për mos kryerjen e obligimit të kontratës, raporton Ballkani.info.

Analisti, Imer Mushkolaj në një postim në Facebook ka kritikuar ministrin Lekaj për mos-mbajtjen e premtimit.

“Ky dështim nuk mund të kalojë thjesht duke thënë me vije keq, me vij”, ka shkruar ndër tjerash Mushkolaj.

Postimi i plotë:

Aq shpesh i ka vizitu Pal Lekaj punimet n’autostradë, duke bërë marketing partiak e politik, sa që krijohej përshtypja se po e ndërton me pare t’veta, e jo tonat. Tash po thotë se nuk kryhet sivjet, ashtu qysh ka premtu vazhdimisht. Ky dështim nuk mund të kalojë thjesht duke thënë “me vije keq, me vije”.