Pal Lekaj ka një pyetje për Faton Pecin

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka drejtuar një pyetje Minsitrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin.

Lekaj e ka pyetur ministrin se pse janë ulur subvencionet për bodrumet që kanë mbi 100 hektarë vreshta.

“Pse i ule subvencionet për podrumet që kanë mbi 100 hektarë  vreshta? Kjo është më shumë se poshtërsi pasi ju me vendimin tuaj i dëmtoni mbi 16 përqind vreshtarët e artë të Kosovës.  Ministër ndihmo e mos dëmto pasi edhe ashtu i ka dëmtu mjaft shumë pandemia”, ka shkruar Lekaj.