Pal Lekaj ka një lajm të mirë për Gjakovën dhe Deçanin

Ministri i insfrastrukturës, Pal Lekaj ka përgëzuar qytetarët e Deçanit dhe Gjakovës.

Në një postim në Facebook, Leka tha se ka nënshkruar kontratën për fazën e dytë të disa rrugëve, raporton Ballkani.info.

Bëhet fjalë për rrugën Gllogjanit në Deçan dhe rrugët e Smolicës e Nikovazit në Gjakovë.

Postimi i plotë i ministrit, Pal Lekaj

Ditën po e përmbyll me një lajm të mirë për Deçanin dhe Gjakovën.
Sapo nënshkrova kontratën për fazën e dytë të asfaltimit të rrugës së Gllogjanit në Deçan, bashkë me infrastrukturë përcjellëse. Për rreth 2 kilometra, kontrata ka vlerën e rreth 650 mijë euro.
Ndërsa në Gjakovë do të asfaltohen rrugët e Smolicës e Nikovazit, që kapin shumën rreth 730 mijë euro.

Vazhdojmë, për #Kosovën me infrastrukturë moderne!