Pas analizës të publikuar dje në media lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme ku u ngritën dyshime se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shkelur procedurat kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit dhe të zgjedhjeve ka reaguar edhe ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj tani në një postim të bërë në Facebook ka ngritur dyshime se Vjosa Osmani mund të ketë bërë falsifikim dokumentash.

Më poshtë keni reagimin e Lekajt:

Në nguti për të ju pershtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidetes, na paska derguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese.
Kjo histori po shkon më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumentash.
Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë atë në gabime amatoreske procedurale të pa logjikshme.
Kosova nuk ka nevojë për Presidentë të tillë.