Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Pal Lekaj, ka qenë sot i pranishëm në tbumin përmbyllës të këtij koalicioni që u mbajt në qytetin e Gjakovës.

Një numër i madh i simpatizantëve ishin të pranishëm në këtë tubim që u mbajt në sallën e sporteve.

“Gjakovë, je e madhe”, tha Pal Lekaj për qytetin e lindjes.

“Falemnderit që treguat sa e fortë është 100% Kosovë!”

Kandidati me numër 7 u prit ngrohtë nga qytetarët në komunën e të cilëve ka qenë kryetar për një kohë të gjatë.

loading…