Pal Lekaj: Edhe sivjet të përqendruar për rritje të sigurisë në rrugët tona

Pal Lekaj: Edhe sivjet të përqendruar për rritje të sigurisë në rrugët tona

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në konferencën e gjashtë ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Inteligjente në Transport”.

Ai ka thënë se Siguria rrugore është një sfidë globale dhe aksidentet në trafik janë ndër vrasësit më të mëdhenj të njerëzimit në shkallë botërore, transmeton Klan Kosova.

“Ne në Kosovë vitin e kaluar kishim një përmirësim të numrit të aksidenteve krahasuar me vitin paraprak, por vazhdojmë të jemi të shqetësuar sa i përket sigurisë në trafik. Unë vitin e kaluar e kam shpallur vit të sigurisë në trafik dhe në këtë frymë janë zhvilluar disa masa konkrete me institucionet dhe partnerët vendas dhe ndërkombëtar”, ka thënë ai.

“Të përqëndruar për rritje të sigurisë në rrugët tona, vazhdojmë të jemi edhe sivjet”.