Pal Lekaj e quan kazan Ramën pasi paditi Haradinajn

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka paditur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj disa muaj pasi e kishe paralajmëruar këtë padi.

Para pak javësh Rama kishte shfaqur show në Tiranë me mikun e tij presidentin serb, Aleksander Vuçiq madje ai kishte ofenduar kryeministrin e Kosovës, Haradinajn për shkak te mosmarrëveshjeve në lidhje bashkëpunimin e Vuçiqit me Ramën për Kosovën.

Ramush Haradinaj nuk ishte terhequr nga vendimi për taksën diçka që e kishte acaruar Ramën si dhe kundërshtimi që Haradinaj i kishte bërë idesë së korigjimit të kufijve.

Ministri në detyrë i Insfrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar në lidhje me këtë.Ai tha se Rama ka paditur vëllaun e dëshmorëve të kombit.

“Edi Rama në vend që të padisë mikun e tij Vuçiq, ai paditi Kryeministrin e Kosovës, vëllaun e heronjëve Shkelzen e Luan Haradinaj”, ka shkruar ndër tjerash Lekaj. /Ballkani.info/

Postimi i plotë i Lekajt