Deputeti i AAK-së, njëherit kandidati për një tjetër mandat, Pal Lekaj ka marrë mbështetje masive në Gjakovë.

Në tubimin e organizuar me përkrahës nga vetë ai, Lekajt iu konfirmua besimi edhe për një tjetër mandat, shkruan Ballkani.info.

“Në këtë tubim ndjehem i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes suaj të pa rezervë”, ka shkruar Lekaj.