Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka falënderuar Partinë Shqiptare Demokristiane e Kosovës, që iu është bashkuar sot vizionit të Aleancës.
Lekaj ndër të tjera ka thënë se kur Aleanca dhe PSHDK, kanë bashkëpunuar, ato kanë dalur fituese.
‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës gjithmonë kur kanë bashkëpunuar kanë fituar. Falenderoj kryetarin e PSHDK-së z. Zef Morina dhe strukturat e partisë për bashkimin e vizionit Demokristian me vizionin e Aleancës për të mirën e vendit’, ka shkruar ai në Facebook.
Krejt në fund, Lekaj i ka uruar suksese kandidatit nga PSHDK Anton Shalës.
‘Z.Anton Shala i dëshiroj suksese në garën për deputet. Na prifë e mbara’, ka përdunduar ai.







