Pakoja me cigare e minatorit nga Trepça që u ruajt që nga greva e vitit 1989

Një pako me cigare u ruajt për tri dekada me radhë.

Ajo i takon një minatori të Trepçës, i cila nuk u hap asnjëherë, dhe vazhdon të mbetet si një kujtim.

Në këtë pako madje minatori ka shkruar edhe datat 20.02 deri më 28.02.1989, që lidhet me grevën e tyre të madhe, e cila edhe njihet si një nga ngjarjet më të mëdha në vendin tonë, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.

Ndryshe, dje është përkujtuar edhe “Greva e Minatorëve”, ku janë nderuar edhe 30 minatorë.

Para 30 vjetësh minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.