Pako e 11-të

Pako e dyshimtë për një senator dhe ish-shef të shërbimeve sekrete anti-Trump

Seria e zezë e pakove të dyshimta vazhdon me dy shënjestra të reja sot, senatorin demokrat Cory Booker, shumë i ashpër ndaj Trump, njoftoi FBI-ja, ndërkohë që CNN-ja njoftoi se një pako ishte dërguar në zyrën e saj me destinacion ish-shefin e shërbimeve sekrete James Clapper.

“FBI-ja konfirmoi se një pako e 11 u gjet në Florida, e ngjashme me të tjerat, me adresë senatorin Cory Booker”, njoftoi sot policia federale amerikane në një mesazh të publikuar në “Twitter”.

FBI-ja nuk e ka konfirmuar ende pakon e 12 të njoftuar nga kanali televiziv CNN, me destinacion ish-drejtorin e shërbimeve sekrete, James Clapper, gjithashtu një kritikë shumë i ashpër i presidentit amerikan.