Pako e dyshimtë
Pako-bombë edhe për ish-zëvendëspresidentin demokrat, Joe Biden
Një pako-bombë është dërguar edhe në adresë të ish-zëvendëspresidentit demokrat, Joe Biden, dërgesa e fundit si datë nga një seri të tillash që shënjestrojnë kritikët e Donald Trump, raportuan sot mediat amerikane.
Kjo pako është, sipas stacionit NBC, e ngjashme me ato që u dërguan të martën dhe të mërkurën në adresë të disa personaliteteve demokrate dhe televizionit CNN.
Emri i Biden, i cili mbajti postin e zëvendëspresidentit kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Barack Obama, citohet vazhdimisht si kandidati i mundshëm demokrat për presidencialet e 2020.