Pak testime, shumë pozitive: Kjo është situata me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur 582 raste të reja.

Krahasuar me ditët e kaluara, kjo shifër mund të konsiderohet e ulët, por jo kur krahasohet me numrin e personave që janë testuar, gjithsej 1233. Sipas kësaj, pozitiviteti i rasteve del të jetë 47,20 për qind.

Në 24 orët e fundit ka pasur një rast të vdekjes me COVID-19, ndërsa janë shëruar 635 persona dhe kështu numri i rasteve pozitive është 9,240.

Duke marrë parasysh se ishte e dielë, asnjë person nuk është vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në anën tjetër, pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19, institucionet e Kosovës s’kanë ndërmarrë asnjë veprim krahas kësaj.