Pak sekonda pasi e bënë selfien, bien nga shkëmbi i lartë dhe vdesin

Një çift në SHBA ka humbur jetën pak sekonda pasi e bënë një fotografi ‘selfie’ në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë.
Autoritetet amerikane e kishin të vështirë të identifikonin të rënët nga shkëmbi, pasi trupat e tyre ende nuk ishin gjetur.

Drea Rose Laguillo dhe i fejuari i saj Sean Matteson, ishin në majën Taft të dielën, pa e ditur se fotografia e tyre do të përmbante dëshmi të çiftit që vdiq, transmeton Gazeta Express.

Laguillo e publikoi në Facebook fotografinë, pas vdekjes tragjike të çiftit indian, duke thënë se kishte kapur njërin nga ata në foto. Ishte një fotografi që u bë në ora 5 të pasdites, që tregon qartë gruan me flokë ngjyrë rozë në prapavijë të fotos.

Fotografia e bëri të qartë se Moorthy dhe Viswanath, 29 vjeç, ishin shumë pranë skajit të shkëmbit, aty ku nuk kishte as roje ose rrethoja sigurie.

Duke e cituar artikullin e Daily Mail mbi vdekjen e çiftit, Laguillo mes tjerash shkroi: “Ishte e diele, 5:11 pasdite sepse i pamë ata”. Çifti ishin në SHBA për studime, por kishin edhe një blog për udhëtime aty ku publikonin udhëtimet e tyre nëpër botë.