Pak qytetarë i përgjigjen thirrjes për të protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe FOTO

Pas pak minutash, saktësisht do të protestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Protesta e cila  është thirrur në Facebook nga Binak Gashi, ish-Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së, do të mbahet  pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Mirëpo,  para fillimit të protestës aty shihen vetëm disa qytetarë.

Në pamje shihen vetëm policia të cilët kanë dalë për të siguruar vendin ku do të protestohet.