Foto

Pak pasi njoftoi se i ka vdekur halla, Bebe Rexha anulon koncertin në Dubai: Për shkak të rrethanave nuk jam në gjendje të performoj

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare që ka arritur sukses të madh në skenën ndërkombëtare, ka dhënë një lajm të papritur për fansat e saj.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory se për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë dhe të këndojë në festivalin e madh UnTold që mbahet në Dubai.

Në njoftimin e saj, Bebe Rexha shprehu dashurinë dhe përkushtimin ndaj fansave të saj në Lindjen e Mesme, duke shkruar: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jem në gjendje të performoj në festivalin UnTold. I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem së shpejti për t’u performuar aty”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Arsyeja e saktë e anulimit të performancës së saj megjithatë mbetet e paqartë, por ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj lajmin e hidhur se halla e saj, e cila ka qenë një person shumë i dashur për të, ka ndërruar jetë.

https://0d9b75fc7100792633c98f3c793e28ac.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Një humbje e tillë personale mund të jetë një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në ngjarje.

Foto: Screenshot/Instagram

Fansat e Bebe Rexhës në Dubai dhe në të gjithë botën kanë shprehur mbështetjen e tyre për artisten në këto momente të vështira, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi dhe dashurie. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram 
Foto: Bebe Rexha/Instagram