Pak para seancës së Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes ka një thirrje për ndjekësit e saj!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adriana Matoshi ka një kërkesë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Vesh maicen bëj një foto apo çfarëdo forme tjetër kreative dhe postoje në profilin tënd social me hashtagun #duagjithëpërfshirje. Bashkangjituni në kauzen tonë për avokim e ndërgjegjësim të shoqërisë rreth rëndësisë së gjithpërfshirjes!”, ka shkruar Matoshi.

Ndryshe, Matoshi është njëra ndër aktoret më të pëlqyera në vend. Performancat e saj në skena të ndryshme filmike jo rrallë herë janë vlerësuar edhe nga kritikët më të mëdhenj të kinematografisë botërore.