Pak para rrëmbimit, Jan Prenga në kafe me një grua, vëzhgohej nga një tjetër person

Detaje të reja janë zbardhur nga rrëmbimi dhe më pas vrasje e Jan Prengës më 17 Janar në qytetin e Kamzës.

Top Channel ka siguruar fotot para rrëmbimit të Jan Prengës, ku ky i fundit është së bashku me një grua në ambientet e një lokali. Ndërsa jashtë këtij lokali është një person që ruan lëvizjet që bënte Jan Prenga.

Nga fotot shihet se Jan Prenga ngrihet dhe largohet, ndërsa ky ka qenë momenti i fundit që u pa me familjen, pasi më pas u rrëmbye për tu vrarë dhe më pas për tu zhdukur.

Rrëmbyesit thotë policia e shtetit, e transportuan nga Kamza me automjetin e vjedhur “Range Over”, në bodrumin e resorit “Golden”, nga ku më pas ai doli i pa jetë. Këto detaje dhe të dhëna i vërteton një kamera sigurie e këqyrur nga ekspertët e kriminalistikës, gjatë një hetimi intensiv, i cili po nxjerr në skenë emra të botës së krimit. Gjithashtu po ekspozon një organizatë të njohur, bashkim i tre grupeve kriminale që vepron në fushën e trafikut të kokainës dhe që ka nisur veprimtarinë në Ekuador.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar një muaj nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, policia akoma nuk e ka gjetur trupin e viktimës. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë bërë të mundur që kërkimet e policisë të shtrihen pranë zonës së Shijakut. Janë 3 persona të shpallur në kërkim, për këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendin, Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Gentian Doçi është pjesë e një prej bandave të Shkodrës, bandës së “dukagjinasve”. Altin Hajri është pronari i resortit Golden ku u mor peng Jak Prenga. Ndërsa Dritan Rexhepi është i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge.

E gjithë ngjarja është bërë për pazare droge, pasi vëllai i viktimës akuzohet se në Angli ka fshehur një sasi të madhe kokaine dhe nuk e ka çuar në destinacionin ku i kishte kërkuar banda. Nërkohë ky i fundit ka telefonuar Gentia Doçin ku e pyet: Ku e kam vëllain?

“E di mirë ku e ke vëllain sepse me keni prekë mallin- ishte përgjigjia e Doçit. Kjo ka nxjerrë zbuluar edhe grupin kriminal.