Pak para martesës vajza e Eli Farës ndahet nga i fejuari

Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina bëri publike lidhjen me Alis Hysën në Nëntor të vitit 2020.

Ajo prezantoi për herë të parë partnerin, duke publikuar një foto pranë tij në rrjete sociale.

Në fillim të këtij viti dyshja u fejuan zyrtarisht, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. “Panorama Plus” ka zbuluar nga miqtë e tyre se ata janë ndarë.

Sipas burimeve marrëdhënia e tyre është ftohur. Kujtojmë se Alisi është rreth 40 vjeç dhe biznesmen nga Shkodra. Ai dhe Marina janë njohur nga miqtë e përbashkët.