Reperi

Pak para koncertit, Capital T ka një surprizë për fansat e tij

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në koncertin madhështor të Capital T.

Reperi ka përgatitur gjithçka deri në detaje dhe për të gjithë fansat e tij ka një surprizë.

“Qaq jemi frymzu sot edhe na keni knaqe zemren fansat ma t’mire n’bote meritoni ni dhurate ???? per 24 oret e ardhshme Me fillim sonte prej ores 00:00 — TIME CAPSULE e shet zonen A 10 Euro dhe zonen B 5 Euro!!
Sound ON!”, ka shkruar artisti mbrëmë derisa Kosova dhe Shqipëria kanë luajtur mirë në fushë dhe kanë dhënë gola.

Kosova kundër Anglisë mbeti me rezultat 5:3 ndërkaq Shqipëria fitoi me rezultat 4:2.

Prandaj keni kohë edhe disa orë për t’i marrë me zbritje biletat e koncertit të Capital T.

Ndryshe, në këtë koncert i cili do të mbahet më 19 shtator në Sheshin Nëna Terezë në Tiranë, do të ketë shumë surpriza dhe artistë të tjerë të ftuar.

loading…


loading...