Kryeministri në detyrë Albin Kurti pak para fillimit të seancës me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar se çfarë vendimesh janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë.
Kurti ka deklaruar se janë ndarë 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën në Artanë, u sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. si dhe u ndanë 12 milion euro për Pakon Emergjente.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:
U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.
U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.







