Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 4” është vetëm pak orë larg, ndërsa emocionet janë më të forta se kurrë për katër finalistët: Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti.

Mes tensionit dhe pritjes për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, një moment i ndjerë dhe emocional ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjesti dhe Egli, çifti që u formua gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, e kanë nisur ditën finale në një atmosferë të qetë dhe të ngrohtë.

Dy të rinjtë janë parë nën çarçafë, duke përqafuar njëri-tjetrin në mëngjes, duke reflektuar mbi përvojën e tyre në BBVA dhe duke shijuar kohën e mbetur së bashku. Ky moment intim ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale.

Lidhja mes Gjesti dhe Eglit, megjithëse ka pasur momente tensioni dhe sfida, ka fituar zemrat e publikut. Fansat e çiftit janë të shumtë dhe tashmë pyesin nëse marrëdhënia e tyre do të mbijetojë edhe jashtë shtëpisë.

W dinjteti eglit
E mer e fut posht jorganit kjo ja lejon
Sigurt edhe babi dhe mami vet po e duartrokasin gocen e vet😍 #bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/oUckDGM5RG

— Ee (@elaa_eer) April 18, 2025