Pak ditë pasi u bë baba për herë të katërt, Ermal Fejzullahu me portretin më të bukur familjar

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, para pak ditëve u bënë prindër për herë të katërt.

Të njëjtit janë të martuar prej vitesh dhe tashmë gëzojnë një jetë të shëndoshë familjare bashkë me katër fëmijët, Artin, Erën, Bunën dhe vajzën e porsalindur, Anën.

Pak ditë pas lindjes së vajzës së tyre, çifti i famshëm kanë publikuar portretin më të bukur familjar. Është vet bashkëshortja e Ermalit, Ariana, e cila ka ndarë me fansat imazhin.

“Pasuria më e madhe që unë kam, është familja ime”, është përshkrimi që Ariana ia ka vënë fotografisë, të cilët duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit, një familje për t’u marrë shembull.

Ermali dhe Ariana janë të martuar për më shumë se një dekadë, teksa shquhen si një nga çiftet të cilët nuk janë komentuar asnjë herë si për krizë në marrëdhënien e tyre e po ashtu edhe për skandale.

Nga ana tjetër, edhe këngëtari Fejzullahu ka ndarë një imazh të ëmbël pranë partneres së tij me përshkrimin, “Arti , Buna , Era , Ana ju don Babi & Mami shumë”, drejtuar fëmijëve të tyre.

Veç tjerash, Ermali është mjaft i kërkuar dhe këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare.

loading…