Pak ditë pas lindjes Marina Vjollca kthehet në ekran, paraqitja e saj i lë të gjithë pa fjalë

Pak ditë më parë, Marina dhe Getoari ishin çifti që u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja e njohur shqiptare solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Marget.

Marinën nga ekrani nuk e kishte shkëputur as shtatëzania por si duket edhe pas lindjes ajo nuk do ti ndahet asaj. Moderatorja bukuroshe është rikthyer mbrëmë në ekran, në krye të “Klanifornia”.

“U rikthyem”, ka shkruar Marina në postimin e fundit në Instagram, ku duket mjaft bukur dhe në super formë.

Komentet ndaj moderatores janë mjaft pozitive dhe të gjithë kanë mbetur gojëhapur se sa shpejt u rikthye në formë Marina.

Marina është njëra ndër moderatoret më të suksesshme të ekranit shqiptar