Pak ditë para zgjedhjeve, Kujtim Shala shfaqet përkrah Lumir Abdixhikut

Gara për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës po shkon drejt fundit. Tashmë kandidaturën për kryetar të LDK e kanë shpallur Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Ndonëse edhe Kujtim Shala është përfolur si një prej kandidatëve potencial për kreun e LDK-së, ai siç duket ka zgjedhur t’i ofrojë mbështetje Lumir Abdixhikut.

Në rrjetin social Facebook është publikuar një fotografi ku shfaqen Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.

Zgjedhjet për kryetar të LDK-së mbahen me 14 mars. Të dielën 355 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre.

Siç e parasheh statuti i LDK-së, zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët. Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.