Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, edhe pak ditë do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe reperi, Fero, do të bëhen prindër të një vajze.

Duke qenë shumë aktive në rrjetet sociale, Arbenita ka postuar një fotografi ku i kërkoi ndjeksëve të saj ide për emër të vajzës.

“A mund të më sugjeroni emra vajzash në seksionin e komenteve ju lutem?”, ishte pyetja e Arbenitës.

Pa dyshim, as komentet nuk munguan!