PAK dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së

Partia e Ashkalinjëve të Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP), për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

Sekretari i kësaj partie Qazim Rrahmani ka thënë se janë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Jemi kundër vendimit që të mos certifikohen katër kandidatë për deputetë, vendim ky i cili bie ndesh me Kushtetutën, mendoj është absurde vendimi për shkak gjobave 20, 30 euro”, tha Rrahmani.

Madje ai ka përmendur edhe rastin e ish-deputetit Etem Arifi, ai ka thënë se e njëjta kryetare e KQZ-së Valdete Daka në atë kohë ka vepruar ndryshe.