Pajtohen Naim Abazi e Halil Kastrati, ja çfarë thotë ky i fundit (FOTO)

Gjatë gjithë javës ka pasur një debat për një deklaratë të Naim Abazit për Halil Kastratin në një emision televiziv në Kosovë.

Naimi Abazi dhe Halil Kastrati janë parë sot të buzëqeshur krah njëri-tjetrit në një takim që këta dy kanë organizuar së bashku.

Derisa këngëtari kishte kërkuar të falur për deklaratat e tij, tërthorazi në një video adresim, sonte me një deklaratë në Facebook ka reaguar edhe Halil Kastrati, i cili ka thënë se ai asnjëherë nuk ka pasur ndonjë gjë të keqe me Naimin.

Ky është reagimi i plotë i Kastratit në Facebook.

Reagimi i Halil Kastratit:

Te jemi te bashkuar

Me kete fotografi dhe me kete postim ju beje me dije te gjitheve se une me Naimin asnjeher skemi pasur keqkuptime apo mospajtime.

Une si Halil dhe Jetimat e Ballkanit ja kemi vene detyre vetes tone qe aktivitetin humanitare ta kemi mision te jetes sone andaj si ne cdo pune apo veper qe ka kritika dhe keshilla, edhe ne here pas here po ballafaqohemi me to ku ne te shumten e rasteve mundohemi te mesojme prej tyre.

Ne asnjeher nuk kemi reaguar per asgje por kesaj rradhe meqenese u be teper e madhe ateher vendosem me tregu veten ashtu siç edhe na meson Zoti qe te jemi fales dhe unik me njeri tjetrin.

E drejte e çdo kujt eshte te shprehet i lire dhe si te done por pa e cenuar askend tjeter.

Ne misionin tone do ta vazhdojme deri ne funde, na presin shume familje nevojtare si dhe na presin projekte te medha.

Ne gjithmone kemi ditur ta falim njeri tjetrin, ta ndihmojme njeri tjetrin te jemi tolerant ndaj njeri tjetrit si dhe te jemi bashke.

Te gjithe jemi gabimtare dhe te gjithe nese duam munde ta falim njeri tjetrin.

Me shume respekt per te gjithe.

Halil Kastrati