Pajisja që do të ofrojë trajtim për personat që vuajnë nga migrena

Pacientët që vuajnë nga migrena mund të jenë në gjendje të kurojnë kokëdhimbjen e tyre pa ndihmën e medikamenteve, falë një pajisjeje që përmban magnet, ka gjetur një skemë spitalore.

Pajisja portative me përmasa të vogla, e cila mund të përdoret edhe në shtëpi, mbahet në pjesën e pasme të kokës për lehtësimin e dhimbjes.

Pajisja dërgon pulsin përmes kafkës në prekjen e një butoni dhe stimulon qelizat e trurit në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data se kur do të jetë trajtimi në dispozicion.