Pajaziti: Izolimi i qytetarëve s’mund të zgjasë përgjithmonë

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se Raporti për Vendin për vitin 2019 është shumë i rëndësishëm për Kosovën, pasi që ky raport sipas tij i tregon Kosovës se kah duhet të shkojë dhe si duhet të veprojë.

Në mbledhjen e komisionit për Integrime, ku po bëhet prezantimi i Raportit për Vendin, Pajazait ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, me ç’rast ka thënë se disa shtete të BE-së po hezitojnë ta mbështesin këtë proces për shkak te politikave të tyre të brendshme.

“Kemi ardhur në një fazë ku jemi të fundit. Kemi pasur kritere politike që s’ka qenë rast i vendeve të tjera. Tash kemi një situatë ku disa vende të BE-së hezitojnë kryesisht për çështje të sigurisë, që lidhen po ashtu me politikat e brendshme të vendeve të BE”, ka deklaruar ai.

Meqë ky izolim i qytetarëve nuk mund të jetë i përjetshëm, Pajaziti ka kërkuar nga BE që të fokusohet në këtë proces.

“Ky izolim nuk mund të jetë përgjithmonë. Të rinjtë tanë po duan të lëvizin. Ju kisha lutur të fokusoheni, kemi shumëçka për të bërë, por puna e vizave do të ndikojë që këto raporte për Kosovën të jenë më të mira. Do të ketë progres në këtë vend, me siguri”, ka nënvizuar ai.

loading…