Pajaziti i PDK-së: Jetëgjatësia e Qeverisë varet nga Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës Zenun Pajaziti, ka thënë se do të varet nga Lëvizja Vetëvendosje se sa do të zgjasë Qeveria Kurti 2.

Pajaziti tha se Vetëvendosje tani do të përballet vet me kauzat që i kanë ngritur vet.

Ai theksoi se nëse partia fituese ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për zgjedhjen e presidentit, situata do të ndryshojë në favor të funksionimit të institucioneve.

“Vetëvendosje është ajo prej së cilës varet se sa do të zgjatë, si do të zgjidhet presidenti? Kush do të jetë president? A do të ketë marrëveshje politike? A do të ketë president konsensual? A do të komunikojë me partitë opozitare për zgjedhjen e presidenti? sot e ditëve në vazhdim. Pra, është në dorën e saj. Se a do të ta shfrytëzojë me koalicionin që e ka bërë brenda dhe fuqinë e votave që të ketë stabilitet që të përballet me agjendën shtetërore, apo do të ketë një arrogancë, e cila do ta çojë vendin në zgjedhjet e sërishme”.

“Unë kam qenë disa vite deputetm në tre legjislatura. Kemi pasur të bëjmë me një formacion politik që e ka pas shndërruar Kuvendin në arenë lufte, me gazin lotsjellës edhe ka ndërtuar kauza që do të përballet tash”.

“Por, tash do të përballet me legjitimitetin qytetar. I ka votat, mund të ofrojë zgjidhje.Ne kemi dhënë qëndrimin tonë sa i përket Vjosa Osmanit, por nëse koalicioni që ka fituar ofron zgjidhje tjetër, për të pasur një formulë gjithëpërfshirëse qytetare për zgjidhjen e presidentit, për çka është e nevojshme besoj, situata do të ndryshojë në të mire të funksionimit të institucioneve”.