Pahor: Nëse Serbia nuk drejtohet kah Evropa, do të mbetet nën ndikimin rus

Presidenti slloven në largim, Borut Pahor, në një intervistë për revistën e politikës së jashtme “Agenda: Svijet”, ka thënë se nëse Serbia nuk merr rrugën evropiane, atëherë do të mbetet nën ndikimin rus.

Madje, sipas tij, kjo do të ketë pasoja edhe për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

Pahori tha se shpreson të mos jetë naive pritja e tij nga përpjekjet për të bindur popullin serb dhe politikën serbe “për një perspektivë evropiane brenda një periudhe të arsyeshme kohore”.

“Nëse kjo nuk ndodh, Serbia do të mbetet nën ndikimin rus, gjë që do të ketë pasoja për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe ndoshta një vend tjetër”, theksoi presidenti në largim i Sllovenisë, Borut Pahor.