Pagat

Pagat në Serie A – 20 lojtarët më të paguar, kryesojnë Juventusi dhe Interi

Serie A mund të jetë kampionati i dytë më atraktiv sipas UEFA-s, por sa i përket fuqisë ekonomike është shumë larg rivalëve të tjerë.

Tema e pagave është kthyer, pasi që Lautaro Martinez vazhdon të ‘luftojë’ me Interin për një pagë prej 10 milionë euro, ndërsa klubi zikaltër ofron 8 milionë euro.

Aktualisht paga e argjentinasit është 6 milionë euro që është prej më të lartave te Interi.

Aktualisht Victor Osimhen është i pari me 10 milionë euro, i ndjekur nga Dusan Vlahovic me 9 milionë euro, shumë pak krahasuar me shifrat marramendëse në Spanjë, Angli, Francë apo Bayerni në Gjermani.

Në këtë listë rrogash të zbuluara nga “Scrooges”, Juventusi dhe Interi bëjnë ‘ligjin’ me më së shumti lojtarë në mesin e më të paguarve.