Pagat e mësimdhënësve rriten për 15 për qind me Ligjin e ri

Në kohën kur arsimi është në grevë për shkak të kërkesës për mbështetje prej 100 euro, Instituti EdGuard ka paraqitur një analizë të pagave sipas Projektligjit të ri të pagave.

Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga SBASHK-u që çështja e pagave në arsim do të zgjidhet përmes Projektligjit për paga.

Krahasimin në paga për pozita të prezantuar nga EdGuard mund ta gjeni në infografikën e mëposhtme.