Paga mesatare në Slloveni është 1.082 euro

Paga mesatare mujore neto në Slloveni arriti në 1.082,88 euro në gusht, ndërsa paga bruto arriti në 1.669.51 euro, njoftoi sot Zyra sllovene e statistikave.

Krahasuar me muajin korrik, paga mesatare neto në muajin gusht u rrit me 0.9 për qind në terma realë dhe me 1.0 për qind në terma nominalë, raporton agjencia sllovene STA.

Paga mesatare neto në sektorin privat u rrit me 1.7% në baza mujore dhe në sektorin publik me 0.1%.

Në muajin gusht, paga mesatare më e lartë ishte në Slloveninë qendrore dhe në juglindje të vendit.