Paga e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, 1600 euro

Ka vite që është në krye të sindikatës së arsimit.

Dhe në këtë cilësi, kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, i priu grevës së mësimdhënësve me kërkesën për rritje te pagave.Por, i pari i Sindikatës së Arsimit, nuk e ka fort problem çështjen e rrogës së tij. Sipas një dokumenti të publikuar ne vitin 2014 është pare se pagat e SBASHK janë të mëdha.Paga e krye sindikalistit kap shifrën 1, 600 euro.

I kontaktuar nga T7, Jasharaj ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë që nga publikimi i listës së pagave.Në këtë rast, ai ka treguar se paga e tij është sa e dy mësimdhënësve por ajo rritet nga beneficionet që merr.Ndërkohë nënkryetaret e SBASHK paguhen rreth një mijë euro, derisa shifra e pagës së punonjësve në administratë arrin deri në 900 euro.

Mirëpo nënkryetarja e Sindikatës Vjollca Shala, tregoi për T7 nr. e saktë te anëtarëve në SBASHK dhe mohoi qe ato paga janë të larta.Në bazë të llogaritjeve, pagat e udhëheqësve të SBASHKU’t po del se nuk janë shumë të ulëta, madje hyjnë në nivelin e pagave të larta.