Gambia s’bënë pjesë në listën e vendeve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Është ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli që ka zhvilluar një takim me presidentin e këtij vendi, Adama Barrow, ku ka marrë përkrahjen e shtetit që ai drejton.
“Në Gambia, vizitën bilaterale e fillova me takimin me presidentin e këtij shteti Adama Barrow i cili dha një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Pacolli përmes Facebook.
“Ai më siguroi se Gambia do të mbetet një aleat i palekundur diplomatik i Kosovës në Afrikë dhe më gjerë. E kam ftuar atë të vizitojë Kosovën dhe do të shqyrtojmë disa fusha të mundshme të bashkëpunimit”.








