Pacolli uron VV’në e LDK’në, thotë se i presin shumë punë e sfida

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka uruar LDK’në dhe VV’në për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit

Pacolli ka shkruar në Facebook se Kosovën e presin shumë punë dhe sfida.

“Përgëzoj VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime!”, ka shkruar Pacolli.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për të formuar qeverinë e re.

Të hënën në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të votohet për kryeministrin e vendit, kryeparlamentarin dhe qeverinë e re.

Ndërkohë, marrëveshja është arritur 119 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kishin  ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.