Pacolli uron Kurtin për formimin e Qeverisë, shpreh gatishmëri për bashkëpunim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), njërit edhe deputet i Kuvendit, Behgjet Pacolli ka uruar Albin Kurtin për ardhjen në krye të Qeverisë.

Ai thotë se Qeveria Kurti ka shumë sfida përpara por që thekson që të gjithë do ta mbështesin për të bërë një punë të mirë.

“Pas dorëzimit dinjitoz të detyrës nga qeveria e mëparshme dhe fillimit të punës së qeverisë së re, unë përgëzoj Kryeministrin e sapo zgjedhur të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës. Uroj të gjitha të mirat në detyrën e tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me besim të plotë se qeveria e z.Kurti bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë pro-perëndimor. Kjo qeveri ka shumë sfida përpara, nga pandemia, recesioni ekonomik, arsimi, politika e jashtme dhe nevoja për të ndërmarrë reformat e nevojshme që sigurojnë investime për të ardhur në Kosovë dhe për të krijuar vende të reja pune. Ne të gjithë do ta mbështesim qeverinë kur ajo bën një punë të mirë dhe do të luajmë një rol dinamik në të gjitha fushat jashtë Kuvendit por edhe nga opozita, nga Kuvendi”, ka shkruar Pacolli.

Ai tutje ka shkruar edhe se “Shpresojmë që ky vend të bëhet më mirë se sa është. Unë do të jap kontributin tim personal në këtë drejtim, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.