Pacolli tregon për takimin e tij dhe të Thaçit me presidentin e Çadit, i cili dje u vra gjatë luftimeve

Presidenti i Çadit, Idriss Déby, ka vdekur dje nga plagët që mori në përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit.

Për Debyn ka shkruar sot ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Déby, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës. Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N’Djamena. Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaçi në Erivan të Armenisë. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjes dhe popullit të Çadit!”, ka shkruar Pacolli. /Ballkani.info/