Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se së shpejti Tomor Morina do të kthehet në shtëpi.
Ai thotë se është i lumtur që gjyqësori në Maqedoninë Veriore ka vendosur kundër ekstradimit të tij në Serbi.
“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim. Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka thënë Pacolli.







