Lideri i AKR’së është hidhëruar shumë me Vetëvendosjen e sidomos me Albin Kurtin, siç thotë ai shkaku i kërcënimeve që kishte marrë prej tij dhe ministrit të Bredshëm Xhelal Sveçla. Dhe sipas tij, personi që e kishte njoftuar për këto kërcënime ishte presidenti Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike që kishin pasur.
Pacolli në një intervistë në Euronews Albania ka folur edhe për atë nëse ishte takuar me presidentin Thaçi, gjatë kohës kur ky i fundit qëndroi në Shqipëri.
Pacolli e ka mohuar ta ketë takuar Thaçin, por e ka pranuar se kanë biseduar në telefon, dhe thotë se me presidentin kishin folur në mënyrë satirike për atë që po ndodhte rreth kthimit të tij në Kosovë nga Zvicra.
“Unë kam komunikuar me zotin Thaçi në telefon atëherë kur kanë filluar kërcënimet, kemi folur në mënyrë satirike. Ai më thërret mua, dhe thotë qe shikoje linkun, çka zoti Kurti e Sveçla thonë. Prandaj unë u them se kam qenë i atakuar me skenarët e tyre, pa asnjë faj”, ka thënë Pacolli. /Reporteri.net







