Pacolli thotë se Kurti e ka përqeshur Bahtirin në prani të tij

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti e ka përqeshur në prani të tij kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.

Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Prishtinë.

“Ai e ka përqeshur një zyrtar timin në prani timen. Ishim në një hotel këtu në Prishtinë dhe do i kërkoja bashkëpunimin në një komunë, ishte Mitrovica. Po e them. Kërkonim bashkëpunim dhe se flisnim për punën e Bahtirit. Ai e tha në një mënyrë qesharake se nuk mund të bashkëpunojmë”, tha Pacolli.,