Pacolli thotë se ia ka falur Jakup Krasniqit: Kam simpati për të!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, sonte ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e koalicionit AKR-NISMA sociale demokrate.

Lideri i AKR-së u pyet për debatet e shumta që kanë pasur mes vete në të kaluarën me liderin e Nismës, Fatmir Limaj.

“Me zotëri Limaj kemi folur gjithmonë lirshëm. Ai e ka thënë të vetën dhe unë timen. Andaj nuk ka pasur asnjë lloj bagazhi nga e kaluara”, ka thënë Pacolli.

Tutje ai tregon se si erdhi deri tek lidhja e koalicionit.

“Kemi menduar se dy partitë, të njejta nga madhësia, njëra nga qendra e djathtë me ide liberale tjetra e qendrës së djathtë me ide kejnsiane. Kemi menduar se programet mund të i harmonizojmë dhe po del shumë interesant puna e programit tonë.kemi ndarë opinionet dhe mund të konkludojmë se në shumicën e opinioneve kemi qenë unik”, transmeton Ballkani.info.

Pacolli thotë se pikëpamjet e tij janë gati 99% të njëjta me ato të Fatmir Limajt

Ai ka folur edhe për raportet e përplasjes me Jakup Krasniqin, i cili e kishte bojktuar në kohën kur Pacolli u pat zgjedhur president.

“Unë jam njeri që njerëzve ua fali gabimet. Jakup Krasniqi është punëtor i devotshëm që ka punuar shumë për Kosovën dhe e respektoj dhe ato që kanë ndodhur janë kryer. Unë kam një simpati për zotin Krasniqi”, ka thënë Pacolli për T7.

loading…