Philip Kosnett

Pacolli: Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe ambasadorit në lidhje me Ushtrinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se edhe SHBA’ja po e përkrahë formimin e ushtrisë së Kosovës.

Pacolli ka shkruar nëpërmjet Facebook’ut se SHBA’të çdo herë në momentet vendimtare i kanë dalur në përkrahje Kosovës dhe kanë bërë diferencën.

Kjo deklaratë e Pacollit vjen pasi pak më herët Ambasadori i ri i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, ka dalur në mbrojtje të formimit të Ushtrisë së Kosovës, sipas tij evolimi i FSK’së në Forca të Armatosura të Kosovës, është një hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për një shtet të pavarur dhe sovran.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në momentet vendimtare, ka qenë përkrahja e SHBA-ve ajo e cila ka bërë diferencën. Traditë e përhershme, marrëdhënie e përhershme strategjike.
Thellësisht mirënjohës për përkrahjen e SHBA-ve dhe deklaratën mbështetëse të Ambasadorit Amerikan në lidhje me ushtrinë!