Pacolli: Thaçi dhe luftëtarët e tjerë do t’i dëshmojnë botës se UÇK-ja s’ishte ushtri vrasëse

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Thaçi dhe luftëtarët tjerë që luftuan për Kosovën do t’i dëshmojnë botës se UÇK-ja ishte një ushtri çlirimtare dhe jo vrasëse.

Ai përmes një postimi tregoi se të gjithë heronjtë e lirisë do ta kenë mbështetjen e tij.

“Mos u gëzo kurrë me atë që gëzohet armiku. Presidenti Thaçi dhe luftërarët tjerë që luftuan për Kosovën do t’i dëshmojnë botës se UÇK-ja ishte një ushtri çlirimtare dhe jo vrasëse! Mbështetja ime do të jetë atje për të gjithë heronjtë e lirisë!”, shkroi Pacolli.